Kishin dalë në dritare teksa makina po lëvizte, policia e Korçës gjobit shoferin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.02.2025, 17:18

Policia e Korçës ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga “JOQ Albania”, ku shiheshin dy vajza duke qëndruar në dritaret e një makine, teksa automjeti ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, teksa Policia Rrugore e Korçës bën me dije se ka identifikuar drejtuesin e automjetit dhe e ka gjobitur me 90 mijë lekë të vjetra.

Reagimi i policisë:

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetase ( pasagjere në një automjet) të cilat kishin dalë në dritaret e automjetit gjatë lëvizjes së automjetit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë ”, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë identifikuar drejtuesin e automjetit dhe i kanë vendosur masën administrative në mungesë me vlerën 9000 (nëntë mijë) lekë të rinj, bazuar në nenin 167 pika 9, dhe neni 170 pika 8, të Kodit Rrugor.” – thuhet në njoftimin e Policisë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit