Çdo vit, rreth 600 çifte në qarkun e Elbasanit vendosin t’i japin fund martesës, një shifër që po rritet ndjeshëm.
Dikur, divorci lidhej kryesisht me dhunën, vështirësitë ekonomike dhe emigrimin, por sot po ndikon një faktor i ri: rrjetet sociale.
Në rreth 80% të rasteve, janë gratë ato që kërkojnë divorcin, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në dinamiken familjare.
Ndryshe nga dikur, divorci nuk është më tabu, megjithatë, ai sjell sfida të mëdha emocionale për të gjithë, veçanërisht për fëmijët.
Shumë prindër nuk dinë si t’i ndihmojnë fëmijët të përballojnë këtë periudhë, pasi mungon informacioni dhe mbështetja nga specialistët.