Banorët e rrugës “Dervish Hima” kërkojnë zgjidhje për parkimin e paligjshëm dhe sigurinë e kalimit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 15.02.2025, 16:18

Banorët e rrugës "Dervish Hima", pranë stadiumit "Air Albania", janë të shqetësuar për situatën e parkimit që ka krijuar vështirësi të mëdha për ata që përdorin karroca me fëmijë, përfshirë ato me nevoja speciale.

Një qytetar denoncon se çdo ditë përballen me parkime të papërshtatshme dhe të paligjshme, të cilat pengojnë kalimin e lirë të qytetarëve.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve, duke apeluar për vendosjen e penguesve të parkimit për të parandaluar këtë problem dhe për të shmangur përplasje dhe tensione mes tyre dhe shoferëve që parkojnë në mënyrë të pakujdesshme.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje, jam një banor i rrugës Dervish Hima, stadiumi Air Albania dhe kemi këtë situatë si në foto çdo ditë dhe nuk na lënë vënd për të kaluar me karroca me fëmijë e karroca fëmijësh të sëmurë. Mund ti bëni thirrje policse bashkiake ose te shtetit te vendosi pengues parkimi pasi çdo ditë ka sherre midis banoreve, nënave me femije me këta që parkojne me makina të shtrenjta. Faleminderit po e postuat”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit