Arsenali i Londrës ia ka dalë të korrë një fitore në transfertë sot ndaj Leicester City, në 10 minutat e fundit.
Protagonisti surprizë për topçinjtë që ndjekin Liverpool në krye të renditjes, në këtë ndeshje ishte sulmuesi spanjoll Mikel Merino Zazon, i cili zëvendësoi anglezin Rahem Sterling në minutën e 69-të dhe shënoi dy herë në minutën e 81 dhe 87.
Arsenal shkon në kuotën e 53 pikëve dhe renditet në vendin e dytë në Premier League pas Liverpool me 57 pikë dhe një ndeshje më pak.
Kjo ishte ndeshja e hershme e të shtunës në Premier League ndërsa të tjerat ndjekin në ora 16.00
28 vjeçari shtatlartë është blerë sivjet nga Real Sociedad