Një avioni linjave Jet2 ka bërë një ulje emergjence dje pas vdekjes së papritur të pasagjeri gjatë fluturimit nga Tenerife drejt Notingamit.
Avioni që fluturonte drejt Anglisë u detyrua të ulej sërish në Spanjë pas ngjarjes shokuese. Shumica e pasagjerëve besohet se ishin britanikë por kombësia e pasagjerit të ndjerë nuk është bërë ende publike.
Rrjeti spanjoll Diario de Avisos shkruante se stafi ajror u njoftua se një burrë në të 60-at po kalonte një episod të rëndë mjekësor dhe kishte nevojë për asistencë urgjente.
Avioni u detyrua të ulej në aeroportin Santiago-Rosalía de Castro në rajonin e Galicisë, ku individi u shpalli vdekur, shkruan Daily Mail.
Një zëdhënës i linjave Jet2 tha: “Konfirmojmë se fluturimi LS676 nga Tenerife drejt East Midlands në Angli ndryshoi kurs për në aeroportin Santiago de Compostela pasi një klient kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Fatkeqësisht njeriu ndërroi jetë dhe ne duan të dërgojmë ngushëllime për miqtë e familjarët e tij në këtë kohë të vështirë”.
Fatkeqësisht vdekje të papritura e të pashpjeguara nga ataku kardiak ose kancer agresiv janë shtuar ndjeshëm 3-4 vitet e fundit dhe stabilimenti mjekësor nuk ka dhënë asnjë shpjegim se cila mund të jetë arsyeja.