MPB-ja e Maqedonisë së Veriut konfirmon arrestimin e kosovarit në Bllacë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2025, 15:40

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, personi i ndaluar ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.

“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova, pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton KlanMacedonia.

Kujtojmë se muaj më parë nga policia e Maqedonisë u ndalua dhe Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, i cili ishte në kërkim nga Serbia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit