Sotiraq Filo lë pa stola korçarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2025, 15:35

Në Korçë, tek shkolla Naum Verqilargji, qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen e stolave publike.

Stolat që janë vendosur para disa kohësh janë thyer, dhe nuk ka asnjë nismë për t’i zëvendësuar. Situata është bërë problematike për banorët e kalimtarët, kryesisht për ata që kërkojnë një vend për t'u pushuar, si dhe për ata që presin në zonën përreth shkollës.

Në vend që të bëhet një investim për rikthimin e komoditetit, stola të tjerë, që ishin më parë, janë thyer dhe nuk janë restauruar. Ky problem është një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët, duke rritur edhe ndjesinë e neglizhencës nga ana e autoriteteve.

Qytetarët kërkojnë që të merren masa sa më shpejt, për të siguruar një ambient më të rehatshëm dhe funksional për të gjithë ata që frekuentojnë këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit