‘Civilizimi ka dështuar’, thotë politikani malajzian që dënon BE e SHBA për gjenocidin e Izraelit në Gaza

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.02.2025, 15:11

Politikani i vjetër, ish-kryeministri malajzian Mahathir Mohamad kritikoi mbrëmë mbështetjen për Izraelin nga vendet e BE dhe SHBA, duke e quajtur "e neveritshme."

“Amerika që kërkon të bëhet përsëri e madhe, ndihmon e mbështet gjenocidin e qeverisë izraelite,” tha 99-vjeçari.

“Po ashtu dhe vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është një sjellje prej egërsirash, jo prej njerëzish të civilizuar”, shtoi ai në lidhje me ndihmat ushtarake ndaj Tel Aviv për fushatën brutale ushtarake në Rripin e Gazës, shkruan rrjeti turk Anadolu.

Prej 7 shtatorit 2023, Izraeli ka vrarë më shumë se 48,000 palestinezë në Gaza ndërsa ka rrafshuar ndërtesat në rajonin palestinez me bombardime dhe eksplozivë. Tashmë prej 19 janarit ka hyrë në fuqi një armëpushim, në konfliktin që ka shokuar opinionin botëror për mosndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj dhunës masive e shkatërrimit.

“Nuk mund të pretendojmë të jemi të civilizuar kur injorojmë ato vlera morale që janë baza e civilizimit modern”, shkruante Mahathir në rrjetin X.

“Vrasjet masive të kryera nga Izraeli po mbështeten nga kampionët e të drejtave të njeriut në Perëndim, shkatërrimi i jetës njerëzore dhe mizoria po mbështeten prej tyre. Shikojmë mijëra njerëz që vriten, lihen të vdesin urie, bombardohen spitale, shkolla e kampe refugjatësh. Po, ajo që njohim si civilizim ka dështuar”, shtoi politikani i vjetër, sipas rrjetit turk Anadolu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit