Një parashikuese ‘mistike’ në Itali mund të dalë në gjyq pas pretendimeve se statuja e Shën Marisë ‘qante lot gjaku’.
Gruaja që kishte tërhequr në Romë qindra besimtarë duke pretenduar se statuja e Virgjëreshës Mari po qante lot gjaku, është paditur pasi testimet treguan se ishte gjaku i saj.
Gisella Cardia, e cila pretendonte gjithashtu se mund të komunikonte me shenjtoren, është shpallur ‘mashtruese’ nga Kisha Katolike, teksa kjo e fundit ka ashpërsuar rregullat e saj për fenomenet mbinatyrore.
Prokurorët e qytetit bregdetar Civitavecchia pranë kryeqytetit, kanë hapur hetime mashtrimi ndaj Cardia në 2023, kur një hetues privat tha asokohe se gjaku në statujën e Shën Marisë në një kodër në Trevignano Romano, pranë Romës, ishte i një derri.
Cardia ka krijuar një fondacion katolik bamirësie që mbledh donacione për fëmijë të varfër e të sëmurë.
Prokurorët thanë sot kishin porositur testime të gjakut nga laboratorët Yara Gambirasio, dhe ato përputheshin me profilin gjenetik të Cardia.
Por avokatja e Cardia, Solange Marchignoli, tha se prezenca e ADN-së së saj nuk përjashtonte mundësinë e fenomenit supernatyror.
“Sigurisht që mund të ketë gjurmë të gjakut të saj pasi ajo e ka prekur statujën ka prekur të tjerët, por asnjë nuk mund të thotë se nuk është gjaku i Virgjëreshës. A e di ndokush ADN-në e Virgjerëshës?” pyet avokatja e parashikueses.
Cardia ka blerë statujën e saj të Virgjëreshës Mari në tempullin e shenjtë katolik Medjugorje në Bosnie, dhe më pas e ktheu në atraksionin kryesor të tempullit që ajo krijoi në Trevignano Romano, ku qindra njerëz vinin nga e gjithë Italia.
Shfaqjet e lotëve në statujat e irgjëreshës Mari kanë qenë pjesë e katolicizmit prej shekujsh, por prej majit të vitit të shkuar është Papa ai që vendos se cili prej tyre është një event supernatyror, shkruan The Guardian.