Makina e djegur dhe shitur për skrap në 2020, policia më gjobit në dhjetor 2024

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2025, 13:28

Një qytetar nga Vlora ka denoncuar një situatë të pazakontë dhe të paqartë lidhur me një gjobë për parkim të gabuar për një makinë që është e djegur dhe e shitur për skrap.

Sipas denoncimit, makina e cila është djegur në mars të vitit 2020 dhe është dorëzuar me targat përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka marrë një gjobë të re në dhjetor të vitit 2024, për parkim të gabuar.

Ky nuk është rasti i parë i tillë për qytetarin, pasi ai kishte marrë një tjetër gjobë për të njëjtën makinë në gusht të vitit 2021. Makina, e cila nuk ekziston më dhe është e regjistruar si e shitur për skrap, vijon të shfaqet në sistemet e autoriteteve si një mjet aktiv, duke sjellë kështu gjoba të padrejta dhe të pakuptueshme për pronarët.

Për këtë çështje, qytetari kërkon transparencë dhe sqarim nga autoritetet për mënyrën se si mund të ndodhin këto gabime administrative, dhe kërkon që situata të rregullohet sa më shpejt, për të shmangur pagesën e gjobave të padrejta për makina që nuk ekzistojnë më.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe organet përkatëse duhet të ofrojë një zgjidhje për këtë problem që po ndikon edhe te shumë qytetarë të tjerë që kanë pasur situata të ngjashme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, ne Vlore makina e djegur ne 18 Mars 2020 merr gjobe ne Dhjetor 2024, dorezuar targat ne Drejtorine e Pergjithshmete Sherbimeve te Transportit Rrugor VLORE pasi makina eshte djegur. Nuk eshte hera e pare, kam marre dhe nje here tjeter gjobe ne gusht te vitit 2021. Makina eshte shit per skrap, targat dorezuar institucionit perkates dhe marrim gjobe per parkim te gabuar?? Po iu bashkangjis nje pjese te procesverbalit nga prokuroria te viti 2020 dhe gjoben aktuale nga e albania per makinen fantazme!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit