Materniteti i Tiranës nuk i jep nënave të reja ‘pakon e ndihmës’, pas heqjes së shpërblimit të bebes

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.02.2025, 13:42

Një nënë që lindi fëmijën e saj një muaj më parë në maternitetin "Mbretëresha Geraldine" në Tiranë, është ankuar sot në redaksi se ende nuk ka marrë ‘pakon ndihmëse’ të fëmijës që jepet nga shteti.

Gruaja thotë se është përcjellë nga stafi maternitetit vetëm me një copë letër, ndërsa iu komunikua se do të njoftohej me telefon sapo pakot e bebes “të ishin në gjendje”.

Praktika të tilla lënë dyshime për abuzim nga zyrtarët bashkisë apo stafi mjekësor, sidomos pas faktit se para tre vjetësh qeveria anuloi shpërblimin prej 5000 lekësh për nënat shqiptare që sjellin në jetë një bebe, duke e zëvendësuar këtë me ‘pakon e ndihmës’ me artikuj bazë për kujdesin e bebeve.

Nëna e re tregon dokumentin e thjeshtë që i është dhënë nga administrata e spitalit, ndërsa ankohet me të drejtë se pakot e ndihmës duhet t'u jepen nënave në momentin kur dalin nga spitali për të ndihmuar në kujdesin për të sapolindurin, e jo të presin derisa ato të jenë “në gjendje”.

Tashmë gruaja thotë se pas kohës që ka kaluar, po humbet shpresat se do të njoftohet ndonjëherë.

Shporta e bebes normalisht duhet të përmbajë produkte u duhet bebeve, si pelena, letra të lagura, krem, vaj, biberon fals dhe një libërth me këshilla për kujdesin ndaj fëmijës në vitin e parë të jetës.

Këto blerje bëhen tashmë përmes prokurimit publik, teksa përfaqësuesit e bashkisë sigurohen që vlera e shportës të mos e kalojë shumën që jepej dikur në formën e bonusit 5000 lekë.

Raportimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ. Jam një qytetare që më 16 janar 2025 kam sjellë në jetë fëmijën tim në maternitetin "Mbretëresha Geraldine". Siç është premtuar nga qeveria, të gjitha bebet e lindura duhet të marrin një pako ndihmëse. Gjatë largimit nga materniteti, na u dha vetëm një letër dhe na u tha se do të na telefononin sapo të kishin pakot në gjendje.

"Ka kaluar pothuajse një muaj dhe ende nuk kemi marrë asnjë njoftim. Kam dyshimet e mia nese ne te vertet do ta marrim ate telefonate ndonjehere, pasi tek materniteti "Koço Glozheni" pakot jepen pa dal nga spitali.

"Faleminderit nese e publikoni kete shqetesim!"

Dokumenti i dhënë nga materniteti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit