Bashkia djeg plehrat brenda varrezave në Durrës, vizitorët nuk shkojnë dot te të afërmit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.02.2025, 12:21

Qytetarët që shkojnë për të kujtuar të afërmit e tyre në varrezat ‘e reja’ të Durrësit, raportuan në redaksi sesi tymi i mbeturinave që digjen nga punonjës të pastrimit nuk i linte të hynin në disa zona të varreve.

Punonjësit e bashkisë se Durrësit duket se kanë zgjedhur me arrogancë të djegin mbeturinat aty ku njerëzit shkojnë të vizitojnë eshtrat e të afërmve të larguar nga jeta, si një mënyrë “më e shkurtër” nga transporti në vendet e grumbullimit.

Situata e vrazhdë tregon respektin dhe përgjegjësinë e vogël të autoriteteve ndaj jetës dhe njerëzve, në një rast kur duhet të tregonin dinjitet për njerëzit që kërkojnë të përballojnë humbjen e të afërmve të tyre në këto kohë sëmundjesh.

Në pamjet e dërguara shihen tymi dhe zjarri i mbeturinave që digjen pranë varreve, teksa qytetari komenton: “Tek varrezat e reja ne Durres, njerezit vijne tek varret por ja, komunalja nuk i merr me kamion ti hedh po kan gjet menyren me te lehte ti djegin.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit