I riu gjen vezë brenda kofanos së makinës: Kush më ka bërë magji?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.02.2025, 11:55

Një qytetar nga Tirana ka ndarë një shqetësim të pazakontë, pasi ka zbuluar një vezë brenda kofanos së makinës së tij.

Sipas tij, kjo nuk mund të ketë ndodhur rastësisht, duke qenë se makina ka qenë e mbyllur nga poshtë, duke e bërë të pamundur që një shpend të ketë hyrë aty për të bërë vezën.

“Isha duke larë makinën kur vendosa të hap kofanon dhe u befasova kur gjeta një vezë brenda saj. Nuk ka asnjë mundësi që të ketë hyrë një zog apo pulë, pasi hapësira është shumë e vogël dhe makina është e mbyllur nga poshtë,” tha qytetari për JOQ Albania.

Ai shprehet i bindur se veza është vendosur qëllimisht nga dikush, me synim për t’i bërë keq. Sipas tij, makina nuk ka qenë në servis për më shumë se 5-6 muaj, ndaj përjashton mundësinë që veza të ketë qenë aty prej një kohe të gjatë.

“Kam 5-6 muaj që nuk e çoj makinën në servis. Dyshoj se këtë e kanë bërë disa komshinj, pasi makinën e lë shpesh të hapur. Nuk e di nëse është një formë hakmarrjeje apo ndonjë lloj magjie, por më ka shqetësuar shumë,” shton ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit