Në pamjet e ardhura në redaksi drejtues të shqetësuar automjetesh tregojnë sesi gjysma e gjerësisë së autostradës kryesore të verilindjes Rruga e Arbrit, është e mbuluar nga balta e dheu i rrjedhur prej kamionëve të ndërtimit.
Drejtuesit komentojnë se në zonën e Gjoricës dhe Maqellarës prej javësh aktiviteti i ndërtimit ka kthyer në rrezik udhëtimin prej mjeteve të pasigurta dhe praktikave të papërgjegjshme të transportit.
Në pamjet shqetësuese shihet balta dhe uji i rrjedhur masivisht nga karroceria e mjetit masiv para atij të raportuesit, çka besohet se ka qenë shkak i një numër aksidentesh pranë rrethrrotullimit të Maqellarës.
Drejtuesit e mjeteve kërkojnë veprim të autoriteteve të Dibrës, që të ruhen standardet e autostradës së re dhe udhëtarët të mos ndjehen të rrezikuar në udhëtimin e tyre.
Mesazhi i qytetarit:
“Psh. JOQ te lutem postojeni kete fenomen. Ja se cfare ndodh ne rrugen e Arbrit ne Gjorice komplet korsia e krahut te djathte eshte mbuluar nga balta nga keta kamione qe e marrin materialin te pa kulluar edhe e hedhin ne rruge eshte bere shume problem per qarkullimin ky aks nga Gjorica deri ne rethrrotullimin e Maqellares po ndodhin aksidente cdo dite dhe asnje mase nuk eshte mare per ta nderkohe kan rreth 2 jave qe punojne ne kete menyre. Ju faleminderit!”