“Vaj në rrugë”, 34-vjeçari përplaset me 20-vjeçaren në makinë, ajo vdes

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.02.2025, 11:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të reje është regjistruar pas mesnate në aksin Përrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur Pishkash, Njësia Administrative Qukës. Sipas rapoetimeve për JOQ, kjo është një zonë ku ndodhin aksidente të ahpeshta si pasojë e prezencës së vajit të hedhur në rrugë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ndodhi rreth orës 00:10, kur një automjet Mercedes-Benz, me targë AA 716 KS, i drejtuar nga 34-vjeçari Zef Sinani, u përplas me një kamion me targë SK 3842 BO, që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Përplasja rezultoi fatale për Megi Xhetanin, 20 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në makinën e drejtuar nga Sinani. Ndërkohë, ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të shumta.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit, çka solli përplasjen e fuqishme me kamionin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit