Aksident tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd, makina përplaset me kamionin, humb jetën e reja, shoferi plagoset rëndë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.02.2025, 10:45

Në aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës, ku pranë fshatit Pishkash janë përplasur një veturë dhe një kamion me targa maqedonase.

Mjeti tip Benz me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur papritur me kamionin dhe si pasojë vajza e re që udhëtonte me të ka humbur jetën në vend. E ndjera raportohet se ishte e fejuara e drejtuesit.

Zyrtarët e policisë thanë se i plagosuri është transportuar në gjendje serioze fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Zyrtarët që po hetojnë ngjarjen dyshojnët se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa një kthesë e fortë në Pishkash ka qenë edhe në raste të tjera burim aksidentesh të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit