Fabrika e tullave në Paskuqan pompon tym e kancer çdo natë për banoret e Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.02.2025, 10:27

Në pamjet e ardhura në redaksi banorë të dëshpëruar të verilindjes së kryeqytetit dëshmojnë sesi oxhakët e fabrikës së e tullave në Paskuqan nisin të lëshojnë helmin e tyre çdo mbrëmje për banorët e kryeqytetit.

Rezidentët tregojnë sesi çdo ditë sapo nis të errësohet, fabrika nis djegiet duke mbushur zonën e Laprakës, Paskuqanit dhe të gjithë kryeqytetit shqiptar me ajër helmues.

Pra për këta biznesmenë dhe zyrtarët që i lejojnë, mjafton që helmi i tyre ndaj popullit të mos duket ditën me diell por dëmi ndaj shëndetit publik “nuk përbën problem”.

Banorët për fat të keq konfirmojnë se nuk mund të hapin dritaret e shtëpisë gjatë djegieve të fabrikës së tullave, teksa kjo padrejtësi i shtohet kushteve tashmë të rënda të ajrit në Tiranë.

Betonizimi i qytetit nga zyrtarë dhe biznese të pangopur, apo smogu nga trafiku dhe automjetet i ka kthyer qytetarët në klientë të rregullt të ilaçeve helmuese të farmacive, të doktorëve, spitaleve dhe më tej tragjikisht të varrmihësve.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të bëjnë për punën që janë zgjedhur ose caktuar të bëjnë, pasi postet i kanë marrë për t’i shërbyer popullit dhe jo për ta shkelur apo helmuar atë, dhe se herët a vonë do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim.

Denoncimi i qytetarit:

'Pershendetje JOQ Ju shkruaj per tju paraqitur nje shqetesim te pernatshem ne zonen e Laprakes dhe Paskuqanit. Cdo nate te Zotit tek fabrika e tullave sapo te perendoj dielli, ndodhin djegie te mbetjeve te ndryshme, me perberje e kimikate qe shkaktojne 100 semundje. Eshte e patolerueshme si ne mesin e Tiranes me 1milion banore ka vetem smong dhe tymra nga makinat dhe keto palo fabrika. Nuk mund te marresh dot fryme e nuk mumd te hapesh dritaret se mbushen shtepite.'

'Nuk e di se si po jetojme ne nje vend te tille!'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit