Një kliente ka denoncuar për JOQ një përvojë të pakëndshme në hotelin EuroStar në Tiranë, ku, sipas saj, iu kërkua të paguante trefishin e shumës së rezervuar fillimisht.
Ajo tregon se pas mbërritjes në hotel, iu vendos një çmim shumë më i lartë nga ai që kishte paguar online, ndërsa recepsionistja e hotelit përdori një gjuhë kërcënuese ndaj saj.
Në një bisedë të zhvilluar me stafin, klientja refuzoi të paguante në paund, pasi sipas saj hoteli aplikonte një kurs këmbimi të pafavorshëm.
Pas kësaj, menaxherja, ka bërë kërcënime ndaj saj, duke i thënë se “do ta shkatërronte”, deklaron kjo e fundit.
“Përshëndetje si jeni dua të denoncoj një mashtrim në një hotel ne Tirane EuroStar që kur rezervon dhe shkon ne hotel të kërkojnë edhe 3 here me shume nga çfarë ke paguar me nje manager analfabet dhe ta degjosh ajo thote ta shkaterroj nuk e kuptoj se si mund te ndodhi kjo dhe kur lexova komentet e klienteve keshtu i kishte ndodhur të gjitheve ju faleminderit…”