Parashikimi i motit për vikend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2025, 21:56

Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës. Frynë erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.

Ditën e diel po pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe një rritje të përkoshme të temperaturës maksimale deri në 7C. Të hënën ftohtë, kryesisht me vransira, e mundësi për reshje të pakta dëbore kohëpaskohe, vetëm 2C maksimalja. Nga e marta vransirat shpërndahen por mbetet ftohtë. Minimalet mund të zbresin deri në -6C, e maksimalet gradualisht rriten në 3C e 5C. Erëra frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të hënën me hove deri në 10m/s.

Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ditëve të ardhshme me qarkullimin më të mirë ajror që pritet të kemi. Indeksi zbret dhe në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbërt. Vetëm orëve të mbrëmjes, me qetësimin e erërave vende-vende koncentrimet e ndotësve ajror mund të shënojnë rritje, e indeksi të kaloj në vlera të dobëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit