“Gropat po na shkatërrojnë makinat”, qytetari thirrje Rakip Sulit: Kujtohu për mirëmbajtjen e rrugëve!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.02.2025, 21:28

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania gjendjen alarmante të infrastrukturës në rrugën "Arjan Sala" në Kodër-Kamëz, Bathore.

Sipas tij, rruga është e mbushur me gropa të thella, të cilat po dëmtojnë automjetet e banorëve dhe po shkaktojnë shqetësime të vazhdueshme për drejtuesit e mjeteve.

Në pamjet e dërguara nga qytetari, shihet qartë një gropë e madhe me ujë në mes të rrugës, duke e bërë edhe më të rrezikshme lëvizjen. Ai i bën thirrje kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, që të ndërhyjë sa më parë për riparimin e rrugës dhe të mos e lërë në këtë gjendje të mjerueshme.

Denoncimi i qytetarit:

"JOQ, përshëndetje! Në Kodër-Kamëz, Bathore, Rruga Arbërit ose ndryshe 'Arjan Sala', ndoshta i kujtohemi ndopak kryetarit Rakip Suli. T’ia rikujtojmë se duhet t'i mirëmbajë rrugët, se i copëtuam makinat dhe na mbyti pluhuri!"

Banorët e zonës kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të mjeteve dhe për të siguruar një infrastrukturë të sigurt për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit