Ministri i drejtësisë në Poloni shkarkon prokurorin opozitar që nisi ta hetonte

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.02.2025, 16:36

Ministri polak i drejtësisë Adam Bodnar ka pezulluar zv. Prokurorin e përgjithshëm Michał Ostrowski i cili nisi procedura disiplinore kundër tij dhe kryeministrit Donald Tusk.

Prokurori Ostrowski ishte duke hetuar ankesën e gjykatës kushtetuese ku kryeministri Donald Tusk dhe disa zyrtarë të tjerë përfshi dhe Bodnar, akuzoheshin për grusht shteti.

Por dy ditë më parë Bodnar akuzoi Ostrowski për shkelje ligjore duke përdorur pa autorizim pretendimet e gjykatës.

Sipas tij kjo përbënte “mungesë respekti për parimet bazë të detyrës së prokurorit” dhe pezulloi Ostrowski për gjashtë muaj me akuza “shkelje të paanshmërisë” për llogari të opozitës PiS.

Ostrowski është emëruar në detyrë gjatë kohës kur e djathta PiS ishte në pushtet dhe konsiderohet ai aleat i ngushtë i ish-ministrit të drejtësisë Zbignieë Ziobro.

Duke folur për mediat Ostrowski tha se kishte nisur gjithashtu hetime ndaj ish-kryeministrit Mateusz Morawiecki, kreut të gjykatës së lartë Małgorzata Manowska dhe të tjerë zyrtarëve të gjyqësorit

Zhvillimi vjen teksa konservatorët PiS akuzojnë qeverinë për ndërhyrje në hetimet ndaj veprimeve e administratës.

“Ky vendim është një pranim i fajit nga Bodnar,” tha zyrtari PiS, Sebastian Kaleta për ministrin aktual.

“Në fillim ata vinin në lojë hetimin, kurse tani po përpiqen ta mbyllin me çdo mjet,” shkruante deputeti tjetër i PiS, Michał Woś, duke shtuar se “zyra e prokurorit është tashmë një vegël private e Tusk e Bodnar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit