Futbollisti koreano-jugor Hwang Ui-jo, i cili luan me klubin turk Alanyaspor, ka marrë sot dy vjet dënim të pezulluar me burg, për filmimin e jashtëligjshëm të një gruaje në një episod seksual pa miratimin e saj.
32 vjeçari është paditur nga dy vajza për filmim të episodeve të tyre seksuale pa miratim, por i shpëtoi akuzave për një nga çështjet.
Padia është bërë për katër episode kur futbollisti ka filmuar veten me gratë gjatë kursit seksual dhe datojnë prej shtatorit 2022.
Gjykata e Seul i dha atij dënim të pezulluar ‘2 vjet burg’.
“Ai i ka filmuar ato me celular gjatë aktivitetit seksual pa vullnetin e tyre, disa herë, dhe natyra e këtij krimi është e keqe. Duke parë pasojat e dëmshme sociale të kësaj sjelljeje dënimi duhet të jetë serioz”, u tha në gjykatë sipas agjencisë vendase Yonhap .
Hwang fillimisht i mohoi akuzat por më vonë pranoi fajësinë. “Kërkoj sinqerisht ndjesë ndaj atyre që janë lënduar nga veprimet e mia të gabuara. Më vjen keq që zhgënjej mbështetësit që kanë brohoritur për mua”, tha futbollisti në ndjesën e tij.