Nusja që helmoi familjarët e burrit me tortë Krishtlindjeje, gjendet e vdekur në qeli

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.02.2025, 12:19

Deise Moura dos Anjos, e akuzuar se helmoi për vdekje tre familjarë të bashkëshortit me një tortë krishtlindjesh vitin që shkoi, është gjetur e vdekur në qelinë e burgut të grave në Brazil.

Deise ishte arrestuar më 5 janar pasi me miell të helmuar me arsenik, kishte përgatitur tortën me të cilën vrau anëtarët e familjes së bashkëshortit, ndërsa dyshohet se më herët ka helmuar dhe vjehrrin e saj Paulo Luiz dos Anjos.

Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm gjatë kontrollin të përditshëm në qelitë e burgut të grave. Shkaku zyrtar i vdekjes është dhënë si “asfiksi mekanike e vetë-shkaktuar” që do të thotë se vrasësja e dyshuar ka vrarë veten.

Helmimi masiv që ajo i shkkatoi familjarëve të saj nisi të kuptohej pas Krishtlindejve kur shtatë anëtarë të familjes u sëmurën, tre prej të cilëve humbën jetën brenda pak orëve.

Tatiana Denize Silva dos Anjos dhe Maida Berenice Flores da Silva vdiqën nga ataku kardiak pas helmimit, ndërsa Neuza Denize Silva dos Anjos raportohet se vdiq nga tronditja e helmimit.

Vjehrra e Deise, Zeli dos Anjos, çuditërisht i mbijetoi helmimit edhe pse kishte ngrënë dy copa nga torta e helmuar, shkruan rrjeti The Sun.

Një fëmijë 10-vjeçar që gjithashtu kishte konsumuar tortën ka dalë nga spitali, çka tregon për forcën e rezistencës së fëmijëve ndaj helmeve. Hetuesit thanë se objektivi i aktit makabër të nuses ishte vjehhra e saj Zeli, e cila i shpëtoi sulmit.

Pas vdekjes së vrasëses së akuzuar zyrtarët e burgut thanë në një deklaratë se rrethanat e ngjarjes po hetohen nga policia dhe mjekësia ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit