KQZ-ja thotë se janë numëruar votat e 386 vendvotimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2025, 12:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar votat për 386 vendvotime.

Në qendrat komunale të numërimit bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

“Nga të dhënat që kemi pranuar nga qendrat komunale të numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit