Reshje të dendura dëbore në Shkodër, probleme me energjinë në disa fshatra

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.02.2025, 11:37

Në veri të qarkut të Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës mëngjesin e sotëm.

Dëbora raportohet se ka qenë e dendur por qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon thuajse normalisht pas një bllokimi të përkohshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët.

Ndërkohë në disa fshatra ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku reshjet dhe temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit