Momentet kur Trump thotë se ‘nuk kupton asnjë fjalë’ nga pyetja e gazetarit indian në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.02.2025, 11:25

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur audiencat në konferencën e shtypit me kryeministrin indian Narendra Modi, kur pas një pyetjeje të një gazetari me theks indian tha nuk kuptonte asnjë fjalë prej tij.

Komenti erdhi kur Trump qëndronte pranë Modi në sallën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, dhe gazetari nga India e pyeti atë për çështjen e ekstradimit të Tahawur Rana, i akuzuar për sulmin terrorist të 2008 në Mumbai .

Trump duket se dalloi vetëm emrin e subjektit teksa e quajti ‘një njeri shumë i dhunshëm.'

Por problemi ishte se Trump nuk e kuptoi fare pyetjen.

'Fol me zë më të lartë,' i tha gazetarit 78 vjeçari Trump, me një shprehje të habitur në fytyrë. Ndërsa më pas shtoi duke qeshur: “S’marr vesh asnjë fjalë çfarë thotë, është pak e vështirë për mua”.

Episodi është i ngjashëm me një tjetër rast në fillim të muajit kur Trump i tha një gazetareje afgane se “kishte zë shumë të bukur” por “nuk kuptonte asnjë fjalë çfarë po thoshte”.

Komentet vijnë në një kohë kur administrata Trump po organizon deportime masive të emigrantëve ilegalë dhe po nxit vende të tjera si India të pranojnë përsëri qytetarët e tyre të kthyer nga SHBA.

Ndërsa kryeministri Modi foli në mbështetje të Trump si dhe për 'besimin reciprok që ka mes të dyve’, duke mbështetur politikat e kthimit të emigrantëve ilegalë, shkruan Daily Mail.

Episodi është i ngjashëm me një tjetër rast në fillim të muajit kur Trump i tha një gazetareje afgane se “kishte zë shumë të bukur” por “nuk kuptonte asnjë fjalë çfarë po thoshte”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit