Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2025, 11:00

Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch.

Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal.

Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës.

Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Prishtina dhe ka pasur dokumente të reja, pasi e ka ndërruar emrin në Maqedoni. Por autoritetet kufitare zvicerane arritën ta identifikonin atë si person në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit