Incident i pazakontë në QKUK, një burrë mban peng një grua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.02.2025, 10:55

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes në hapësirat e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK.

Një person në orët e hershme të mëngjesit të së premtes e ka mbajtur peng një grua, duke e kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e dhomës.

Për të evituar më të keqen, bashkë me policinë kanë asistuar në aksion edhe zjarrëfikësit.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në orët e hershme të mëngjesit, është njoftuar për një incident, brenda hapësirave të klinikave.

Menjeherë janë marrë masat emergjente nga institucioni, eshte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Pas masave të marra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit