Një tjetër skandal ka tronditur Spitalin e Peshkopisë, ku drejtoresha Irini Shehu la lëshuar gojën në një bisedë WhatsAppi.
Mesazhet e publikuara së fundmi tregojnë se drejtoresha ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj një personi që e provokoi sikur ishte pjesë e stafit të spitalit. Ky i fundit që e kritikoi për dhunën ndaj ekonomistit, të cilit Irini Shehu i çau ballin me kapëse letrash.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze të sjelljes së Shehut ndaj stafit të spitalit, të cilët pretendojnë se janë nën presion dhe frikë nga drejtuesja e institucionit.