Hapi zjarr drejt patrullës së policisë, ky është i riu që u arrestua në afërsi të Rinasit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.02.2025, 21:56

Klajdi Buza është identifikuar si autori që hapi zjarr ndaj një patrulle policie pranë Rinasit mbrëmjen e sotme. Pas informacioneve për një person të armatosur, policia organizoi një operacion për kapjen e tij, por ai qëlloi ndaj efektivëve përpara se të neutralizohej dhe ndalohej.

Buza kishte precedentë penalë, pasi në 2022 u arrestua për armëmbajtje pa leje në Krujë. Ngjarja e fundit e përforcon historikun e tij kriminal në lidhje me përdorimin e armëve.

Në vitin 2015, ai kishte denoncuar vjedhjen e makinës së tij, një ‘‘BMW X5’’ me targa AA 987 BC, duke figuruar në regjistrat e policisë edhe më herët, ndonëse në rrethana të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit