Qerim Ismailaj i Mallakastrës shpërdoron 650 milionë në tenderin e dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.02.2025, 21:37

Një tjetër tender me pikëpyetje mbi transparencën dhe ndershmërinë është zhvilluar në Bashkinë Mallakastër, e drejtuar nga kryetari Qerim Ismailaj. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i Rrugëve në Fshatrat Belistan, Usojë dhe Drenovë e Re” në Njësinë Administrative Qendër, me një fond limit prej 61,485,390.94 lekësh të reja pa TVSH, gati 737 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderin e ka fituar kompania LLAZO, në pronësi të Anea Llazi dhe Aldi Llazi, me një ofertë prej 54,628,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 655 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë përbën 88.85% të fondit limit, një shifër që zakonisht shihet në tenderat ku fituesi duket i paracaktuar dhe oferta është e fryrë deri në kufijtë e pranueshëm nga ligji.

Ajo që shton dyshimet për këtë procedurë është fakti se në tender morën pjesë shtatë kompani, por çuditërisht, katër prej tyre ofruan vlera më të ulëta se fituesi, dhe megjithatë nuk u morën në konsideratë. Ky fakt ngre dyshime të forta mbi mënyrën se si është menaxhuar ky proces dhe mbi mundësinë që fituesi të ketë qenë i paracaktuar.

Kjo nuk është hera e parë që tenderët e zhvilluar nga autoritetet vendore ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën sesi shpërndahen fondet publike. A kemi të bëjmë me një garë reale apo me një skemë të radhës ku fondet publike shkojnë në duart e atyre që kanë marrëveshje të fshehta me drejtuesit lokalë?

Përballë këtyre fakteve, lind nevoja për një hetim të thelluar nga institucionet përkatëse për të zbuluar nëse ky tender është zhvilluar në mënyrë të ligjshme apo nëse kemi të bëjmë me një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike në dëm të qytetarëve të Mallakastrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit