Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania problemet e vazhdueshme me portalin qeveritar e-Albania, duke dërguar edhe një video ku tregon se si sistemi nuk punon dhe nuk e lejon atë të logohet.
Në video shihet mesazhi i gabimit që e pengon të lidhet me serverin e e-Albania.
Pavarësisht se janë shpenzuar miliona euro për implementimin e këtij portali dhe çdo vit derdhen shuma të konsiderueshme për mirëmbajtjen e tij, platforma duket se nuk arrin të përmbushë funksionin e saj bazë.
Qytetarja tregon se ka provuar që në mëngjes të aksesojë në sistem për të parë rezultatet e analizave mjekësore, por pa sukses.
Denoncimi i saj i plotë:
"Përshëndetje, si jeni? Ndjesë që po ju shqetësoj! Portali qeveritar e-Albania nuk hapet. Kam që në mëngjes që e provoj, se dua të shoh përgjigjet e analizave. Thotë që komunikimi me serverin e e-Albania nuk mund të kryhet."