Shtrati i Lumit Ishëm plot me mbeturina, bashkia refuzon të marrë masa

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.02.2025, 20:21

Lumi Ishëm, që formohet nga bashkimi i Lumit të Tërkuzës dhe Lumit të Tiranës dhe kalon përmes fshatrave të Tiranës, Krujës dhe Durrësit, po përballet me një ndotje alarmante.

Gjatë gjithë gjatësisë së tij, shihen grumbuj me mbetje plastike, qelqe, lëndë drusore dhe mbeturina të konsumit familjar. Por, ndotja nuk shkaktohet vetëm nga mbetjet urbane që sjellin lumrat nga Tirana dhe Fushë-Kruja, por edhe nga inertet e firmave të ndërtimit, mbetjet e fasonerive dhe serviseve të makinave.

Pavarësisht nga ankesat e banorëve të Krujës, bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë për pastrimin e lumit, duke e hedhur përgjegjësinë mbi Ministrinë e Mjedisit. Shërbimi i Epidemiologjisë në Krujë ka paralajmëruar se ndotja e lumit paraqet rrezik serioz për shëndetin e banorëve, duke pohuar se uji i tij nuk mund të përdoret për konsum apo vaditje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit