Shiste drogë bashkë me të dashurën, policia greke vë në pranga çiftin shqiptar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.02.2025, 19:12

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 25-vjeçar dhe partneren e tij greke 21-vjeçare, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë një aksioni në banesën e tyre, autoritetet ndjenë një aromë të fortë droge dhe me ndihmën e oficerëve të hetimit gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis.

Droga ishte e ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje.

Mësohet se 25-vjeçari ishte i njohur për policinë, pasi kishte precedent të mëparshëm penal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit