Një aksident i ndodhur më 7 shkurt në Dragush të Lezhës ka rezultuar fatkeqësisht fatal për një 62-vjeçar. Pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, ai ndërroi jetë këtë të enjte.
Ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore të fshatit, ku dy motorçikleta u përplasën me njëra-tjetrën. Njërën prej tyre e drejtonte 62-vjeçari V. B., i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital. Ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit, 75-vjeçari J. M., u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Pas disa ditësh trajtim mjekësor, fatkeqësisht 62-vjeçari nuk mundi t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë sot në spital.