Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, prokuororia e Korçës shpall moskompetencën

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 13.02.2025, 16:39

Prokuroria e Korçës ka regjistruar një kallëzim penal lidhur me rastin e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën pas trajtimit mjekësor. Familja e tij ka ngritur padi ndaj mjekëve të spitaleve në Korçë dhe Tiranë, duke i akuzuar për neglizhencë dhe shkaktimin e vdekjes së djalit.

Megjithatë, Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencën për vijimin e hetimeve, pasi ngjarja ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Për këtë arsye, dosja do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit