Dy korrierë shqiptarë drogash janë kapur mbrëmë me 1 kg kokainë që arrin vlerë e 100 000 eurove, pas një sinjalizimi e ndjekjeje disa ditore të autoriteteve.
Zyrtarët e antidrogës në Pescara në Italinë qendrore, thanë se arrestuan dy shqiptarët me precedentë penalë në Città Sant’Angelo. Ata shtonin se 30 vjeçari e 40 vjeçari ishin rezidentë respektivisht në Pescara e Teramo.
Policia nuk dha detaje për identitetin ose aktivitetin e tyre të plotë, por në një deklaratë tha:
«Hetimet vijojnë për zbulimin e origjinës dhe destinacionin e drogës por sigurisht kriminelët kërkonin të shfrytëzonin tregun legal duke akumuluar më shumë se 100 000 euro, që u hoqën nga qarkullimi».