Një astrologe në Turqi është arrestuar së fundmi pasi parashikoi rënien e qeverisë prej një vdekjeje që sipas saj “është shkruar te yjet”.
Hilal Sarac është akuzuar se ka ofenduar presidentin Rexhep Tajip Erdogan madje dhe liderin e partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli me parashikimet e saj, shkruan rrjeti The Sun.
Tashmë kryeprokurori Stambollit ka urdhëruar arrestimin e astrologes.
Hilal shkruante me herët në një postim për 155,000 ndjekësit e saj në rrjetin X: "Mendoj se Devlet Bahceli duke të bëjë një kontroll të mushkërive. Unë jam astrologia më e mirë në vend, dhe them se ai ka problem me mushkëritë dhe mungesë frymëmarrjeje”.
Ajo sugjeronte më tej se Bahceli do të vdesë para zgjedhjeve të ardhshme, duke bërë që të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Më pas ajo shtonte ‘të tjerë politikanë’ që sipas saj do të vdesin së shpejti.
"Nuk jam aq trime sa ta shkruaj se cili është por e kuptoni vetë”.
Sarac thotë se parashikimet e saj bazohen në “astrologjinë mjekësore”, e cila interpreton shëndetin e njeriut me harta astrologjie.
Arrestimi i saj ka ndezur debatin e të drjetave të njeriut në Turqi teksa rrjetet sociale ishin mbushur me komente e opinione mbi çështjen.
Shumë e quanin arrestimin sprapsje të demokracisë, ndërsa të tjerë thonin me shaka se “së shpejti do të ndalohen dhe horoskopët”.
Besohet se ndaj Sarac po vijojnë procedurat ligjore.
Më pas ajo shtonte ‘të tjerë politikanë’ do të vdesin së shpejti: "Nuk jam aq trime sa ta shkruaj se cili është por e kuptoni vetë”.