Fshati Zharrëz njihet për burimet e shumta nëntokësore që janë shfrytëzuar si nga kompanitë shtetërore dhe ato të huaja private. Ky shfrytëzim miliona dollarësh ka shkaktuar pasoja të rënda ndër vite, ku më i madhi ishte ai i dëmtimit të mbi 500 shtëpive nga shpimet e kompanive private, por jo vetëm kaq pasi edhe sot e kësaj dite, shumë familje detyrohen të jetojnë në ndotje dhe në rrezik për jetën e tyre.
Banorët e kësaj zone naftë-nxjerrëse, ndonëse nga nëntoka ku jetojnë nxirren miliona dollarë, pjesa më e madhe përballen çdo ditë me varfërinë, me degradimin mjedisor e me sëmundje të ndryshme që kanë si shkak ndotjen e hidrokarbureve.
Së fundmi banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë denoncuar në JOQ se kompania Bankers ka rihapur pusin e ndaluar me VKM, i njohur si Pusi 5210.
Ata thonë se që në janar, Bankers ka rinisur punimet në pus dhe prej dy javësh gazi ka mbuluar të gjithë fshatin, duke u futur edhe në banesat e tyre. Madje një zonje të moshuar i është rrezikuar nga gazi i futur nëpërmjet kondicionerit dhe ndërhyrja e shpejtë e bashkëshortjt të saj ka shmangur tragjedinë.
Banorët kanë ngritur shqetësime për mungesën e informacionit dhe masave të sigurisë nga autoritetet, duke nënvizuar se në këto kushte, ata janë në rrezik të vazhdueshëm. Madje, kanë ndodhur edhe raste ku njerëzit kanë pësuar humbje të ndjeshme të shëndetit, përfshirë marrje mendsh dhe vështirësi në frymëmarrje, dhe kanë raportuar ngordhje të shpendëve dhe kafshëve shtëpiake.
Në këtë moment, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kompetente për të mbyllur përsëri pusin 5210 dhe për të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e tyre, duke garantuar që ata të mos jenë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku të madh.
Disa vite më parë, për shkak të ndotjes së madhe të gropave me naftë bruto, jo vetëm në fushat ku ndodheshin puset e nxjerrjes së naftës, por edhe në lagje të fshatit, era e rëndë u kthye në shqetësim për shëndetin e banorëve. Shqetësimet e tyre janë të rënda, duke nisur që me vështirësi në frymëmarrje e deri tek karboni në gjak.
Denoncimi i qytetarit:
Urgjent per ndihme banoret e fshatit Zharrëzës jane ne hall te madh, ish pusi 5210 esht i ndaluar nga shteti me vkm esht hapur serish dhe po helojn banoret e zones per pak me iken prindrit se hyri gazi brenda dhe ju kish rene te fiket ju lutem ndihme. 5210 esht i ndaluar nga shteti me vkm. Shteti e di se per ke pus behet fjal nga ktu erdhen 2600 termete ne 3 muaj ju faleminderit. Jam shum i shqetesuar se mamase i ra te fikt ne shtepi se kondicinoeri futi gazin brenda dhe mir qe hyn babi nga jashte se zot nuk di se cdo kish ndodhur, ju faleminderit shpresoj se dicka do behet.
Une nuk ndodhem ne shqiperi po kan filluar punimet qe ne 2 jenar por po ben gati 2 a 3 jav prindrit ankoheshin per marrie mendesh dhe gjithe zona ka gati 1 jave qe nuk durohet me era e gazit kishin shkuar prindrit aty dhe personat qe punojn aty kishin thene se jemi ne djeni po nuk e moren mundimin te lajmerojne banoret se jane ne rrezik per jeten. 5210 esht numri i pusit, kete pus qeverria e mbylli kur u ben protesta dhe grevat e zharrezes sa dhe qe erdhen ne kembe ne Tirane po te shikoni tek faqa zharrezes ke shum pamie te demeve qe u ben dikur dhe para vitit te ri kishin ardhur disa pefaqsus tek shpia dhe kishin kerkuar firmat qe te rihapet ky pus por ne nuk pranuam dhe than duam apo sduam ne ky pus fillon punen ne janar dhe kam qen vet aty kur erdhen dhe thane ky do filloj pune shum shpejt
E di qe ka qen bankers dhe personat qe erdhen aty ne jenar rrobat e tyre lexonin bankers petroleum po mundoheshin t3 mashtronin jemi gjeolg po kur I fola anglish jo tha jemi shqiptar ju faleminderit nese merni info sa me shum po do ju jam vendodhien ne google duket nga sateliti sa afer jan shpit tona aty