Filipçe: LSDM në zgjedhjet lokale do të bëjë koalicione për secilën komunë veç e veç

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2025, 15:23

LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe.

Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet.

“Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç e veç”, tha Filipçe.

I pyetur nëse kjo do të thotë se është i mundur koalicioni me BDI-në në komuna të caktuara, Filipçe tha se “të shohim, do t’i diskutojmë opsionet”, ndërsa për mundësinë e koalicionit me OBRM-PDUKM-në në Kërçovë, ai tha se “është gjithmonë një pyetje interesante, e cila varet nga shumë faktorë” dhe se mund të diskutohet më konkretisht në muajt e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit