Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë gjendjen e mjeruar të rrugës në Sektor Rinia në Durrës e cila është mbushur me gropa, ujë dhe baltë megjithëse e populluar dendur dhe me një aktivitet të rëndësishëm industrial për qytetin.
Prej gati një viti rruga në Sektor Rinia në Durrës është bërë thuajse e pakalueshme, për shkak të gropave dhe prishjes së trasesë duke u kthyer në burim dëmtimesh apo aksidentesh për shoferë e këmbësorë.
Por zyrtarët e bashkisë së Durrësit duket se nuk merakosen për neglizhimin e detyrës dhe përgjegjësive të tyre edhe pse qytetarët ankohen në çdo media apo zyrë për të gjetur një normalitet edhe pse paguajnë taksat ndaj bashkisë rregullisht.
“Ju lutem anonim rruga nga Durresi deri ne ‘Sektor rinia’, kjo esht bashkia jon, jemi ne kabul apo ne durres?”
Qytetarët denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës në Sektor Rinia, Durrës pic.twitter.com/s4AmodtUPN
— JOQ Albania (@JoqAlbania) February 13, 2025