Në një tjetër denoncim për abuzimet me gjobat e policisë, qytetari kërkon llogari se gjoba e tij nuk figuron prej 13 ditësh në sistemin elektronik.
Me sa duket edhe kur qytetarët pranojnë të paguajnë gjobat shpesh të dyshimta, ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë sepse autoritetet preferojnë t’i bëjnë ato të dukshme kur hyjnë në fuqi kamatat e vonesës, për të përfituar sa më shumë para nga shoferët me anë të abuzimit.
Qytetarët bëjnë thirrje për fundin e këtyre praktikave dhe që autoritetet e policisë t’i shërbejnë siç parashikohet me ligj trafikut dhe përdoruesve të rrugëve, e jo t’ua komplikojnë sa më shumë jetën bashkëqytetarëve.
Raportimi:
“Pershendetje JOQ i bej thirrje keti policit A. Kozeli qe te dorezoj bllokun e gjobave, kam marre gjobe qe me dt. 01.02 edhe akoma ska dal ne sistem. Pret te kaloj me kamate e pastaj ta hedhin ne sistem”.