Kriza e shkaktuar nga politikat e bujqësisë shtrenjton produktet ushqimore të vendit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 13.02.2025, 13:01

Kriza në sektorin bujqësor shqiptar me ulje të numrit të kafshëve dhe lënien djerrë të tokave po reflektohet me rritje të çmimit të ushqimeve bazë dhe kosto më të larta të jetesës në vend.

Sipas përllogaritjeve të institutit të statistikave INSTAT shihet se rritja më e fortë ka qenë në produkte nga tregu vendas prej pakësimit ofertës dhe prodhimit nga fermerët.

Zyrtarët shtojnë gjithashtu se kjo rritje e çmimeve ndodh ‘për shkak të turizmit’.

Por shpesh në media janë raportuar protesta të fermerëve shqiptarë kundër politikave dekurajuese ose penguese të qeverisë, si ulje të çmimeve të grumbullimit ose reduktim subvencionesh dhe favorizim të produkteve të ardhura nga jashtë vendit, të cilat kanë nivele të larta pesticidesh pasi duhet të kalojnë më shumë kohë në transport dhe magazina.

Ndryshimet e çmimeve në vlerë tregojnë se rritjen më të madhe për 2024 e kishte mishi i viçit me 95.4 lekë për kilogram, mjalti me 80 lekë për litër e ndjekur nga mishi i qengjit me 80 lekë për kilogram, dhe vera me 63 lekë për 750 mililitra.

Më tej rritjen më të madhe në vlerë e kishte djathi me 54 lekë për kilogram, gjalpi me 44 lekë, ullinjte me 43 lekë për kilogram, sallami me 41.3 lekë për kilogram ( shiko tabelën e mëposhtme).

Ndryshim më të vogël çmimi tregonin portokallet me 25.6 lekë për periudhën dhjetor 2023 -dhjetor 2024. Rënie të çmimeve më 2024 kishin mollët, qepët specat etj.

Rënie me mbi 16 lekë për litër pasi vitin që shkoi për naftën dhe benzinën, të cilat ndoqën rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Lista e INSTAT pasqyron se rritjen më të lartë të çmimit gjatë vitit të kaluar e kishin ullinjtë me 16.5% të ndjekura nga patatet me 16.3%, limonët mbi 15%, domatet me rreth 14%.

Në listën e ushqimeve shihet se, janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024 çmimet e pijeve si birra dhe vera dhe bulmetrave si djathi, qumështi dhe kosi.

Ndërkohë oferta e munguar nga prodhimi vendas po zëvendësohet me produkte nga jashtë. Importet e ushqimeve në tre vitet e fundit janë rritur me ritme dyshifrore, të cilat gjithashtu vijnë më çmime të larta dhe cilësi te dyshimte.

Siç shihet nga lista rritja me madhe e çmimeve ka ndodhur ne ato produkte që ka reduktim më të madh të prodhimit vendas si mishi, bulmeti dhe disa zarzavate si patatet dhe domatet.

Rritja e çmimeve në vlerë dhe në përqindje për produktet kryesore të shportës është më e madhe se rritja e pensioneve dhe pagave në kategorinë e ulët të punonjësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit