Irini ballë-çarësja, kandidatja më e egër e Nadir Çaushollit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.02.2025, 12:52

Irini Shehu drejtoresha e spitalit të Dibrës e cila ditën e djeshme qëlloi me kapëse letrash duke i çarë ballin ekonomistit të institucionit dhe e bëri për spital duket se paska preferenca në fushën e shëndetësisë.

Përveç kërrupsjes së votave të Diasporës për Ballukun, duket se drejtoresha është lobuese e zjarrtë në tendera edhe për Nadir Çaushollin e CFO Pharma.

Bëhet fjalë për përfituesin e miliardave lekë tendera publikë nga institucionet shtetërore të shëndetësisë e njëkohësisht pronari i Green Line autobusëve të unazës në kryeqytet për të cilët duhet të sigurohesh me jetë para se të udhëtosh.

Por nuk është Nadiri që hyn në garë në tenderat e Irinit… duket se është Irini që i ka hyrë një gare të egër për vëmendjen e Çaushollit i cili është kthyer në personazh në rrjetet sociale për historitë e larmishme të dashurisë.

Megjithatë Irini i ka shpëtuar policisë duke u proceduar në gjendje të lirë në mënyrë që të vazhdojë të luftojë e zjarrtë për vëmendjen e shefit jashtë qelisë. Gojët e liga thonë se nga qelia nuk mund të përballej në mënyrë të denjë me kandidatët/et e Çaushollit kështu që policia e la të lirë të tregonte potencialin e saj si qëllonjëse e egër e kapëseve të letrave me shënjestër të pagabueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit