Zhuli ka mbuluar autobusët e amoritizuar të Durrësit, qytetarët: Kemi frikë të hipim

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 13.02.2025, 11:28

Në një raportim nga Durrësi qytetarët që përdorin çdo ditë autobusët për të shkuar në punë denoncuan sot kushte amortizimi dhe papastërtie, të padenja për qendrën më të madhe bregdetare të vendit.

Në pamjet e dërguara në redaksi nga autobusi i linjës Pranvera-Porto Romano, shihet gjendja e neglizhuar dhe e papastër e mjetit në brendësi, teksa raportuesi shton se trembet nëse do të arrijë në destinacion prej amortizimit të mjetit të vjetëruar.

Udhëtarët kërkojnë marrje përgjegjësie nga autoritetet dhe largim nga qarkullimi të mjeteve të tilla që nuk plotësojnë kushtet e transportit qytetar dhe gjithashtu rëndojnë gjendjen psikologjike të tyre prej nisjes së ditës.

Raportimi:

Mirmengjesi, te lutem kisha nje shqetësim Keto jan urbanat e linjes pranvera -portoromano Durres. Perveç se jan ta amortizuar dhe kemi frik se cdo dit mund te humbim punen se mos fiken rrugës, jan komplet zhul siç mund ta shikoni ne foto dhe video. Nqs esht e mundur me e postu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit