Një qytetar ka denoncuar një skemë që i ka bërë përshtypje në rrugët e Tiranës, ku një e moshuar, e njohur për kërkesë-ndihmë në rrugë, është parë në shoqërinë e disa personave, të cilët duket se po mblidhnin të dhënat e saj personale.
Sipas denoncimit, fillimisht, dukej se individët mund të ishin duke i ofruar ndihmë, por situata ka marrë një kthesë tjetër kur qytetari foli me të.
”Fondacioni ose partia po i merte emer mbiemer zonjes ajo e shkreta tu lyp ne rruge mbase po i gjejn ndonje strehim ishalla”,-shkruan ai.
Qytetari që denoncoi ngjarjen ka shprehur shqetësim për mundësinë që të dhënat e të moshuarës të shfrytëzohen pa dijeninë e saj, dhe ka theksuar se kjo është një praktikë e pasigurt, sidomos në një vend ku shumë njerëz janë në nevojë.
Ky incident ka nxitur shqetësime të tjera për mundësinë e shfrytëzimit të individëve vulnerabël për interesa politike. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim lidhur me këtë ngjarje, por situata ka nxitur kërkesa për një hetim më të thelluar.