75,000 punonjës federalë në SHBA pranojnë ofertën e dorëheqjes nga administrata Trump

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 13.02.2025, 11:09

Rreth 75,000 punonjës federalë në SHBA raportohet se kanë pranuar ofertën e administratës Trump për dorëheqje me rrogën e disa muajve si dëmshpërblim.

Zyra e personelit të Shtëpisë së bardhë tha se administrata ishte reduktuar me 5.9% prej vitit 2023, megjithë ankesat e sindikatave për masën e fundit të largimeve.

Oferta e shkarkimeve e administratës Donald Trump vjen mes pretendimeve të reduktimit të shpenzimeve të panevojshme, megjithse raportohet se ata që pranojnë dorëheqjen u ofrohen deri në tetë muaj rrogë shpërblim.

Masa u nxit nga departamenti ri i “efikasitetit qeveritar” që drejtohet nga miliarderi i Tesla Elon Musk, tashmë pjesë e kabinetit Trump.

Shtëpia e Bardhë thotë se shkarkimet “do t’i kursejnë taksapaguesve rreth 100 miliardë dollarë në vit” edhe pse taksapaguesit amerikanë nuk kanë parë ndonjë avantazh nga këto lëvizje përveç rritjes së çmimeve, inflacionit dhe emigracionit të shfrenuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit