Vëllai i Pjerin Ndreut përshpejton me urgjencë vizën angleze 1300€ për fushatë në Diasporë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.02.2025, 10:29

Një rritje e ndjeshme e kërkesave për viza drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara nga drejtues të Partisë Socialiste ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij fenomeni.

Burime ekskluzive për JOQ nga agjencitë e vizave tregojnë se shumë prej tyre po nxitojnë të marrin vizat me urgjencë për t’i bërë fushatë Diasporës.

Një rast që ka tërhequr vëmendjen është kërkesa për vizë në MB e Paulin Ndreut, drejtor i PS-së dhe njëkohësisht vëllai i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Pas fushatës në Lezhë, ai ka aplikuar me urgjencë për vizë britanike, duke ndjekur një procedurë të shtrenjtë përshpejtimi të procedit që kushton mbi 1300€.

Qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe mungesë të ardhurash për nevojat bazë, ndërsa nga ana tjetër vijnë shpenzimet marramendëse për viza urgjente nga zyrtarët publikë për këto largime me urgjencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit