Bilanc tragjik aksidenti në Lezhë, burrë e grua humbin jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2025, 09:37

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin Lezhë-Shëngjin.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka humbur jetën në spitalin e Traumës, Zhaklina Hysa, bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi që humbi jetën dje në vendngjarje.

Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma, por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë, por edhe pranisë së lagështirës në rrugë. Automjeti ku udhëtonte çifti është përplasur me një kamion, në rrethana ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit