Gjermania demanton Qeverinë: Pajisjet tona s’u përdorën për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2025, 10:39

Tashmë edhe zyrtarisht ka ardhur demantimi ndaj Qeverisë së Kosovës të cilët e dhanë veten ‘të pa faj’ në çështjen e dështimit të softuerit dhe serverëve në Komisionin Qendror Zgjedhor duke thënë se ato ishin donacion nga Gjermania dhe të prokuruara nga OSBE-ja.

Kjo pasi pesha e përgjegjësisë për dështimet e mëdha në proces zgjedhor iu përshkrua Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, agjencion qeveritar ky brenda Ministrisë së Brendshme.

Srverët dhe pajisjet gjermane as që ishin përdorur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – dhe se rrjedhimisht, bie poshtë pretendimi i zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Pajisjet e ofruara synojnë të përmirësojnë infrastrukturën e TI-së të KQZ-së, megjithatë, ato nuk përfshijnë pajisje për numërimin e votave. Donacioni është organizuar dhe pajisjet janë blerë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me financim të siguruar nga Gjermania.

Ambasada gjermane është njoftuar se pajisjet e dhuruara nuk janë përdorur gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kur u ngritën pretendime se agjenci brenda Ministrisë së Brendshme janë përgjegjëse për ngecjet kolosale që ka parë procesi dhe ka shkaktuar konfizuon të madh, e hoq përgjegjësinë, duke thënë se pajisjet ishin donacion nga gjermania dhe OSBE-ja nën menaxhim të KQZ-së.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik”, shkruante Kryeziu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit